Kosova ka zyrtarizuar edhe dy ndeshjet e tjera miqësore që do të zhvillojë në qershor, teksa më parë ishte arritur marrëveshja me San Marino dhe Kazakistanin. Duke nisur nga data 5 qershor dardanët do të udhëtojnë në Antalia për të zhvilluar një kamp disa ditorë.
Atje Shaland do të ketë në dizpozicion edhe shumë futbollistë nga Superliga e Kosovës për t’i parë nga afër këto elemente. Njëkohësisht dardanët kanë gjetur edhe dy kundërshtarë të tjerë për miqësore në këtë periudhë teksa do të luajë kundër Komorias dhe Gambia, rivalë që ndryshe mund t’i quajmë të “botës së katërt”. /Sport Ekspres/