Histori e pabesueshme vjen si rrufe në Ballkan! Futbollisti ka gënjyer për moshën, 5 vite më i vjetër dhe lindi në shtet tjetër

Një histori e pabesueshme ka arritur nga Afrika dhe tronditi jo pak Crevena Zvezdën. Futbollisti i saj, Gelor Kanga, i cili ka qenë edhe në “Air Albania” gjatë ndeshjes me Tiranën dyshohet se ka falsifikuar identitetin dhe moshën e tij.

Gelor Kanga prezantohet si i ardhur nga Gaboni dhe i lindur në vitin 1990, por e vërteta e dalë së fundmi thotë se mesfushori ka lindur në Kongo dhe është i datëlindjes 1985, pra 35-vjeç. Për të mbështetur këtë tezë janë publikuar edhe disa dokumente teksa thuhet se Kanga u transferua nga Kongo në Gabon dhe ndërroi dokumentet për të shmangur limitin e lojtarëve të huaj në ekip.

Gjithashtu ai është edhe pjesë e ekipit kombëtare atje ku Gaboni rrezikon përjashtimin nga të gjitha kompeticionet. E ndodhur në këtë situatë të pazakontë, Crevena Zvezda ka reaguar duke thënë se i beson futbollistit në saj në lidhje me moshën dhe se nuk ka pasur asnjë problem për të në eksperiencat e mëparshme që kishte në shtetet e tjera. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online