Komiso nuk dorëzohet: E blej unë Milanin!

Milani mbetet “në mes të detit” dhe priten zhvillime të reja, por ndërkohë Roko Komiso këmbëngul se nuk do të dorëzohet derisa të blejë Milanin, nga Jonghong Li apo fondi Elliott.

Biznesmeni italo-amerikan ka lëshuar një intervistë për Sky Sport, ku sqaron se pret ende një përgjigje finale nga Li: 415 milionë euro për të shlyer borxhin ndaj Elliott, 30% e aksioneve dhe administrimin e Milanit në Kinë për Li, kjo është oferta e Komisos.

Edhe nëse Li refuzon, ka shumë gjasa që Milanin ta marrë fondi Elliott, që më pas do t’ia shesë Komisos.

“Ishim shumë pranë firmës së një marrëveshjeje që do na lejonte të vijonim operacionin e blerjes së Milanit. Më pas gjithçka u ndal, tani nuk e kam kontrollin e rezultatit përfundimtar, negociata nuk është më nën kontrollin tim dhe po flasim me ndërmjetës. Për momentin Jonghong Li mbetet pronari i Milanit, në të ardhmen nuk e di nëse do e blej prej tij Milanin, apo prej Elliott”, shpjegon Komiso, i cili gjithsesi shpreson ende te fundi pozicion.

“Jam gjithnjë në valle, derisa të mos kem më asnjë fije shprese. Tashmë të gjithë e kanë kuptuar që jam italiani i vetëm që kam paratë, kam historinë, kam luajtur vetë futboll dhe e njoh këtë sport. E vërtetë, kam qenë tifoz i Juves vite më parë, por di edhe që Juventusi nuk ka nevojë për paratë e mia. Do ishte bukur të kthehesha dhe të bëjë diçka si kam bërë te Colombia University, apo me Neë York Cosmos”.

Çfarë mund të bëjë Komiso për Milanin dhe futbollin italian? “Do i ndihmoja. Me pasionin dhe dashurinë që kam për Italinë si i lindur aty, si dhe me kompetencat amerikane në biznes. E kam nisur nga zero, kam studiuar, kam ndërtuar një kompani gjigante dhe do doja të kthehesha të bëja disa gjëra që kam mësuar në 68 vitet e jetës sime”.

“Premtime nuk bëj, nëse nuk jam i sigurt që i mbaj. Nëse marr Milanin, ka shumë punë përpara, sepse nuk mendoj se i di gjërat më mirë se ata që janë aty. Duhet të mësoj shumë gjëra, por mësoj shpejt. Di që te Milani është një djalë që quhet Gatuzo dhe që më kujton veten time kur luja futboll para 50 vitesh. Nuk isha aq i zoti, por edhe unë isha i ashpër në fushë dhe të dy jemi kalabrezë”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online