Komisioni i Dispilinës nuk kursehet me vendime, protesta ndaj arbitrit i kushton pezullimin Nexhipit

Komisioni i Disiplinës ka bërë të njohura vendimet e marra për javën që lamë pas. Protestat ndaj arbitrit në takimin e fundit i kushtojnë drejtorit sportiv të Kukësit, Nderim Nexhipi, një pezullim prej dy ndeshjes nga aktiviteti. Një tjetër pezullim i tillë ka ardhur në Superiore, por këtë herë situata zhvendoset në Krujë, në radhët e Kastriotit.

Është Gazmend Vogli ai i cili për shkak të sjelljes jo sportive ndaj gjyqtarëve të ndeshjes është dënuar me plot 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Ndërkohë lista e dënimeve vazhdon në ekipet e kategorive më të ulta dhe atyre të moshave, me Komisionin e Disiplinës që nuk është kursyer aspak këtë herë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

  1. Zyrtari i FK Kukësi, Nderim Nexhipi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Zyrtari i KS Kastrioti, Gazmend Vogli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Zyrtari i KF Egnatia, Klaudian Dervishi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. KF Turbina, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  5. Lojtari i KF Turbina, Yuri Merlim Dos Santos Carvalho, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i Besëlidhja, Edmond Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i Besëlidhja, Edmond Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Zyrtari i FC Gramozi, Jurgen Rushiti, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Zyrtari i FK Skrapari, Genci Lamçe, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Lojtari i FK Dinamo U-19, Deivis Ciku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i Shkëndija Dr. U-19, Asli Nasufi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtari i KF Tirana U-17, Jurgen Sina, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Zyrtari i KF Skënderbeu U-19, Niqifor Vieros, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. Lojtari i Shkendia B. T. U-17, Leontin Kacorri, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. Lojtari i Football Republic U-17 B, Flavio Sula, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. Lojtari i Football Republic U-17 B, Skënder Mucka, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  17. Lojtari i Iliria U-17, Gani Manuka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  18. Lojtari i FC Scutari U-17, Xhoneto Delaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  19. Lojtari i KF Sopoti U-19, Kosta Belba, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  20. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Besëlidhja, Ruben Danaj, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
  21. Pranimin e kërkesës së KF Vllaznia, në lidhje me lojtarin Geralb Smajli, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
  22. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC Internacional Tirana U-19, Xheis Rushiti, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
  23. Pranimin e kërkesës së Tirana – AS Femra, në lidhje me lojtaren Anisa Kotarja, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtarja vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *