“Drejtoj një klub kampionësh“, Orges Shehi: Me Halilin jemi në të njëjtën anije, ja kushti për të vazhduar bardheblu

Një nisje e mbarë ka qenë aventura e re e Orges Shehit në krye të pankinës bardheblu. Trajneri shqiptar ka marrë dy fitore në po aq ndeshje me Tiranën, duke rikthyer shpresat për një ringritje të skuadrës në tabelën e klasifikimit. Shehi ka dhënë një intervistë për gazetaren Enxhi Biba në emisionin “Sport News” në “News 24”, ku flet për marrëdhënien e tij me presidentin Halili, përshtatjen te Tirana, objektivat apo edhe kushtin për të vijuar bashkëpunimin me kampionët në fuqi të Superiores.

“Kam dy javë te Tirana. Kam punuar i qetë dhe në kushte shumë të mira. Besoj se edhe në vazhdim kështu do të jetë. Do të jem i qetë për të punuar dhe për të implementuar idetë e mia, si dhe për të marrë rezultatet. Me presidentin Halili kemi pasur komunikim, për shëndetin në radhë të parë. Por edhe për ecurinë e skaudrës. Sigurisht që komunikimet do të vazhdojnë, sepse jemi në të njëjtën anije. Jemi për të njëjtin qëllim.

E përsëris gjithmonë që unë drejtoj një klub kampionësh. Janë lojtarë me mentalitet kampioni dhe sigurisht këto dy fitore i bëjnë mirë për vazhdimësinë dhe për objektivat që kemi. Kalendari? Jo vetëm unë, por gjithë opinioni është koshient që në Superiore nuk ka ndeshje të lehta. Pavarësisht se në letër duken të lehta, bëhen të vështira në fushë. Dhe ato që janë të vështira në letër bëhen të lehta në fushë. Çdo kundërshtar do vlerësim maksimal. Çdo kundërshtar ka objektiva. Kjo është vështirësia e Superiores këtë vit, sepse të gjitha ekipet janë brenda objektivave.

Unë jam një tip që nuk merrem faktikisht shumë me të shkuarën. Unë nuk merrem me të shkuarën time, që të flas çfarë kam bërë në të kaluarën. Mendoj se njerëzit duhet të shohin përpara. Kemi rrugë të vështirë përpara. Grupin e kemi cilësor, me dëshirë dhe entuziasëm për të bërë gjëra të mira.

Kemi në gjirin tonë lojtarë që janë shumë cilësorë dhe sigurisht që në këtë periudhë merkato ata do të kërkohen. Merkato është një çështje që i përket klubit. Unë shpresoj që t’i kem lojtarët deri në fund, sepse kanë kualitet dhe na ndihmojnë shumë për objektivat tona. Por në këtë situatë që është futbolli gjithçka mund të ndodhi.

Kushti për të vazhduar bashkëpunimin? Në rënien dakort me presidentin ka qenë që ne duhet të bëjmë maksimumin për të rikthyer entuziasmin dhe për tu rikthyer te fitoret. Pastaj ne duhet të dalim nga gara me idenë që i dhamë të gjitha. Çfarë do të flasi klasifikimi është pjesë e fatit dhe ecurisë së rivalit. Por duhet të ecim me strategjinë për të bërë maksimumin në çdo moment, në çdo stërvitje, në çdo ndeshje“, ka thënë Orges Shehi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online