“Ibra? Përjashtimi nga të gjitha rregullat, gjithmonë”, Gazidis tregon ëndrrën e tij për Milanin

0

Milani i këtij sezoni ka kapërcyer çdo pritshmëri të tifozëve, teksa udhëheq bindshëm kampionatin, duke i hapur jo pak telashe Juventusit. Një sukses i jashtëzakonshëm që i sjell në kujtesë të gjithë tifozëve atë skuadër të viteteve të lavdisë. E ky duket se ka qenë edhe arsyeja përse Ivan Gazidis ka mbërritur te kuqezinjtë.

CEO i “djajve” ka folur për mikrofonin e “Sky Sport”, ku shprehet se ëndrra e tij është të qenurit pjesë e riktimit të Milanit në krye. Në fund ka dhënë edhe mendimin e tij për Piolin dhe Ibrahimoviçin, me këtë të fundit që e cilëson si një përjashtin nga të gjitha rregullat.

“Unë me të vërtetë ndihem milanez. Erdha te Milani sepse kam një ëndërr. Dua të jem pjesë e kthimit të këtij klubi në krye. Unë dua një Milan modern dhe progresiv, ne jemi në fillim të rrugës. Ndihem si tifoz i Milanit. Ibrahimoviç është përjashtimi nga të gjitha rregullat, gjithmonë. Pioli është një njeri inteligjent dhe i thellë. Uniteti i ekipit është thelbësor”, ka thënë Ivan Gazidis./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.