Komisioni i Disiplinës vendos me “dorë të hekurt” dhe nuk i kursen pezullimet, e pëson edhe Ardit Hila dhe Kristi Vangjelli

Komisioni i Disiplinës ka zbardhur vendimet e javës së fundit të futbollit shqiptar. “Abissnet Superiore“ ishte pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, por kategoritë inferiore ka vijuar aktivitetin nomralisht. Disiplina ka vendosur me “dorë të hekurt“, teksa janë të shumë lojtarët e pezulluar. /Sport Ekspres/

  1. Lojtari i Labëria Fc, Alfredo Sinaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Labëria Fc, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  3. Lojtari i FC Gramozi, Edmond Osmani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i FC Gramozi, Maldin Lice, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i FK Këlcyra, Haki Shele, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. FC Gramozi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  7. KF Laçi U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër FK Apolonia U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  8. Lojtari i Kukësi U-21, Alessandro Xhambazi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i KF Egnatia U-21, Alessandro Kacbufi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Lojtari i FK Kukësi U-21, Ardit Hila, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i Shkëndija Tr. U-17, Ensar Tafili, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtari i Football Republic U-17, Ardit Manjani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-17 – Grupi B, midis Football Republic U-17 dhe Vora U-17. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.
  14. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-17 – Grupi B, midis Vora U-17 dhe Durrësi 04 U-17. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.
  15. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-17 – Grupi B, midis KF Skënderbeu U-17 dhe Vora U-17. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.
  16. Lushnja Femra U-16, për aktivizimin e dy lojtareve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Femrave U-16 – Grupi B, kundër KF Skënderbeu U-16, në bazë të neneve 30/3 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.
  17. Lojtari i ROAMEL, Bledar Lami, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  18. Lojtari i ROAMEL, Kristi Vangjeli, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  19. Lojtari i Friends Team, Gevi Madani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  20. Friends Team, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Sunday League – FSHF, kundër ROAMEL, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0.
  21. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Football Republic U-17, Franc Rabeta, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *