Komisioni i Disiplinës/ Derbi shkund nga xhepat Tiranën dhe Partizanin, Skënderbeu do të luajë pa tifozë

Komisioni i Disiplinës ka shpallur sot vendimet e javës së shkuar të futbollit shqiptar. Derbi i zjarrtë i kryeqytetit ka shkundur nga xhepat Tiranën dhe Partizanit. Tifozët ishin protagonistë në këtë sfidë, duke hedhur flakadan, tymëse, apo edhe stola në fushën e lojës. Për këtë arsye klubet përkatëse duhet të shlyejnë gjobat e vendosura nga Komisioni i Disiplinës brenda një afati prej 15 ditëve.

Ndërkohë prej tifozëve e ka pësuar edhe Skënderbeu. Mbështetësit korçarë kanë shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes, për këtë arsye klubi bardhekuq do të duhet të luajë me dyer të mbyllura për 4 ndeshje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

  1. KF Tirana për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  2. KF Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. KF Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  3. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  4. KF Skenderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve në terrenin sportiv e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/4/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në aplikim të Nenit 32 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të Nenit 32/4 të KDS do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  5. Lojtari i FK Tomorit, Sali Kumani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të neneve 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti
  6. FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  7. KF Turbina U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21 kundër KF Bylis U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  8. KF Apolonia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21 kundër KF Tirana U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  9. Lojtari i FC Gramozi, Rigels Kamber, për provokim  të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Lojtari i KF Kelcyra, Daniel Karepi për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Zyrtari i AF Shqiponjat 2017 – U17, Florian Likja për protestë me gjeste ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtari i Besëlidhja U-17, Algert Dushi për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit në ndeshje, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Zyrtari i Football Republic U-19, Bledar Malaj për protestë me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. Lojtari i Football Republic U-19, Enes Doku, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. Lojtari i KF Vllaznia U-19, Klaudio Kodra për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. Pranimin e kërkesës se lojtarit te KF Korabi Nikolin Duka për pezullimin e pjesës se mbetur te dënimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online