A i eklipson Broja sulmuesit e tjerë? Trajneri i Southampton-it jep përgjigjen: Nuk ka dyshim se na tregoi që ka cilësitë që duam

Armando Broja ka rrëmbyer respektin e tifozëve të Southempton-it me dy golat e shënuar prej tij në dy ndeshjet që ka nisur si titullar. Në takimin e fundit sulmuesi shqiptar pësoi një dëmtim që e ka lënë jashtë fushave të blerta, megjithëse rikthimi i tij pritet të vijë së shpejti. Në lidhje me repartin e sulmit ka folur edhe trajneri Ralph Hasenhuttl, i cili sheh sfidën e madhe të krijojë mundësitë në zonë për të dhënë pasimin përfundimtar për gol. I pyetur nëse Armando Broja mund të eklipsojë sulmuesit e tjerë të ekipit, tekniku austriak pranon se 20-vjeçari ka treguar se zotëron cilësitë që ai dhe ekipi dëshiron.

“Nuk ka dyshim se ai tregoi në dy ndeshjet e Premier League që filloi si titullar se ka cilësitë që duam të kemi. Por shumë shpesh në futboll, sapo diçka duket shumë bukur, vjen një dëmtim ose një pezullim. Ju duhet të rivendosni grupin dhe nuk keni kurrë kohë të mendoni: “Po sikur?”. Ka të bëjë me të punuarit se çfarë mund të bëni dhe të gjeni formën më të mirë të mundshme me përzierjen më të mirë të lojtarëve përpara për t’ju dhënë cilësi shtesë për të shënuar.

Siç e pamë të martën, pa Brojën kemi ende lojtarë që mund të shënojnë. Duhet t’u japim atyre besimin dhe t’i sjellim në pozicionin ku mund të bëjmë pasimin përfundimtar. Kjo është sfida për mua dhe sfidë për ekipin”, ka thënë Ralph Hasenhuttl./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online