Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore, 4 kuqezinj mungojnë për trajnerin Reja

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 ndaj Anglisë dhe Andorrës. Kuqezinjtë kanë zhvilluar sot seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit teknik në kompleksin Tropikal në Durrës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në seancën e sotme nuk kanë marrë pjesë vetëm 4 nga lojtarët e ftuar për kto dy sfida. Mbrojtësi Marash Kumbulla dhe sulmuesi Bekim Balaj mbërrijnë gjatë pasdites së të hënës në Shqipëri, ndërsa portieri Thomas Strakosha nuk është stërvitur me grupin për shkak të një shqetësimi në gju dhe i është nënshtruar testeve mjekësore të mëtejshme.

Me skuadrën nuk ka qenë të hënën as sulmuesi Armando Broja, i cili pritet të mbërrijë të martën në Shqipëri. Skuadra do të vijojë të martën me përgatitjet teksa ekipi kuqezi do të zbresë në ora 15:00 në fushë për stërvitjen e radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online