“Kombëtarja u dha moral, lodhjen nuk e ndiejnë fare”! Mezani i sigurt: Vllaznisë i ka munguar Latifi, më ka befasuar Xhixha dhe Partizani

Mezani ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari. Trajneri i njohur shqiptar është shprehur i sigurt se lodhja e ndeshjes me Kombëtaren nuk do të ndihet fare te lojtarët e Superiores, që kanë fituar më tepër moral.

“Ndeshja me Kombëtaren i ka dhënë moral këtyre lojtarëve të Superiore. Sigurisht që klubet kanë interesin e tyre dhe shprehen se mund të jenë të lodhur, por unë besoj se nuk do të ndihet fare kjo lodhje. Vllaznia? Kësaj Vllaznie i mungon Latifi, ka vuajtur disi dëmtimet. Prandaj ka pasur disa luhatje, pasi objektivi kryesor ka qenë fitimi i kampionatit.

Partizani po luan futboll të bukur deri tani. Meritë i takon edhe Bylisit që luan për 90 minuta me të njëjtin agresivitet. Xhixha është për t’u veçuar në këtë fazë të parë, kjo Tiranë është tërhequr nga Xhixha. Mungesa e tifozëve në stadiume? Nuk mendoj se është cilësia, ajo po rritet. Ndoshta ndikon edhe orari, janë faktorë të ndryshëm”, tha Mezani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *