E bujshme/ E ngriti Luiza Gegën në majën e Europës, Stërmasi shpallet “Trajneri Europian i Vitit“

Luiza Gega ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm këtë vit, duke ngritur lart emrin e saj dhe të Shqipërisë. Atletja shqiptare shkoi në majën e Europës, duke arritur të fitojë edhe medalje ari në Kampionatin Europian të Atletikës. Por pas arritjeve të saj fshihet trajneri Taulant Stërmasi.

Ky i fundit ka bërë një punë të jashtëzakonshme stërvitore me Luiza Gegën, duke arritur t’i marrë maksimumin. Puna e tij nuk ka kaluar pa u vënë re, teksa Federata Europiane e shpall si trajnerin europian të vitit. Vetë Gega ka shpërndarë lajmin përmes llogarisë së saj në “Instagram”, ku përgëzon trajnerin Stërmasi për këtë vlerësim të madh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online