Paraditen e sotme kombëtarja shqiptare ka lënë hotelin ku ishte akomoduar në Shkup, për t’u nisur drejt Strumicës.
Në qytetin ku do të zhvillohet ndeshja kundër Maqedonisë (e martë, 20:45) Shqipëria ka prenotuar një nga dy hotelet e qytetit, ndërsa sot pasdite do të kryejë stërvitjen e fundit dhe do të mbahet edhe konferenca për shtyp e trajnerit Kristian Panuçi.
Trajneri italian do të dalë para medieve në orën 18:30, ndërsa 30 minuta më pas do të nisë stërvitja e fundit.
E gjithë skuadra është në dispozicion të trajnerit, përfshirë sulmuesin Armando Sadiku, tashmë në formë të plotë fizike.