Kombëtarja ndahet në dy pjesë, Sokol Cikalleshi ka shumë mesazhe për të dërguar me mrekullinë nga distanca

Shqipëria nuk arriti të mposhtë Republikën Çeke, megjithatë goli i Sokol Cikalleshit e eklipsoi këtë rezultat negativ. Goditja nga distanca ishte e pamundur për tu kapur nga portieri çek. Pas ndeshjes Cikalleshi u shpreh në një intervistë se është gabim që skuadra të ndahet në dy pjesë me mbrojtje të mirë dhe sulm të dobët, pasi ata nuk kanë yje në përbërje si Sergio Ramos apo Kristiano Ronaldo.

“Ne nuk mund ta ndajmë ekipin në kjo është mbrojtja apo ky është sulmi dhe kur luan mirë mbrojtja nuk luan mirë sulmi apo kur luan mirë sulmi nuk luan mirë. Ne nuk jemi as Anglia e as Italia. Nuk kemi Kristiano Ronaldon, nuk kemi Serxho Ramosin, jemi këtë që jemi dhe do të dëshiroja shumë të ishim të gjithë bashkë. Për momentin nuk jemi dhe për këtë duhet të jemi koshientë të gjithë”- u shpreh Sokol Cikalleshi.

Me këtë intervistë, Sokoli nënkuptoi që goli tij jep një mesazh se është gjithmonë aty për të ndëshkuar kundërshtarin. Gjithashu Manaj dhe Uzuni janë lojtarë mjaft teknikë që janë duke bërë mjaft mirë më skuadrat e tyre. Goli i fundit i Armando Brojës me U-21 të jep shpresën e një bomberi në repartin e sulmit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online