Kombëtarja me tifozë specialë, e vëzhgojnë trajnerët e“UEFA Pro”

Kombëtarja shqiptare vijon stërvitjen në rezort “Tropikal” në Durrës. Për më shumë se 90 minuta futbollistët janë ndalur në aspektin e përgatitjes fizike, më pas në veprimet mbrojtëse me ushtrime të veçanta, dhe më tej në situata të ndryshme në lojë me grupe të përcaktuara nga trajneri, por që ndërroheshin herë pas here.

Ekipit kombëtar ditën e sotme në një stërvitje të diferencuar i janë bashkuar edhe Elseid Hysaj e Etrit Berisha, teksa ka mbërritur dhe ishte në dispozicion të trajnerit edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti. Pak vrapime të lehta për Berishën dhe disa ushtrime më vete shkrythëse për Hysajn në këtë seancë të ditës së sotme.

Seancën e sotme stërvitore në “Tropikal” e kanë ndjekur edhe kursantët e grupit për licencën e trajnerëve “UEFA Pro”, të cilët nën drejtimin e profesor Astrit Maçit kanë parë live programin e kësaj dite për skuadrën përfaqësuese dhe realizimin e saj në fushë. Trajneri i ekipit kombëtar Panuçi, ka qenë shumë i gatshëm për trajnerët që ndjekin kursin “UEFA Pro”, dhe u ka shpjeguar atyre pas përfundimit të seancës gjithçka ai realizoi në stërvitje me lojtarët e ekipit kombëtar, në fazat e ndryshme të saj, dhe si kishte menduar të ndërtonte seancën e sotme, apo në tërësi një ide për lojën dhe sfidën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online