Kombëtarja i bën mirë, Balliu në formacionin e javës në Francë

Ivan Balliu është bërë pjesë e kombëtares shqiptare këtë muaj dhe duket se kjo i ka sjellë fat. Mbrojtësi i Metzit në Ligën 1 franceze shkëlqeu këtë fundjavë, duke ndihmuar Metzin të fitonte 1-0 në Anzher. Fitorja e parë sezonale, një çlirim për Metzin, që e kishte nisur dobët.

Edhe Balliu kishte luajtur me luhatje fillimisht, por në Anzher shkëlqeu, duke fituar çdo duel në krahun e djathtë, ndërkohë që ndihmoi shumë edhe sulmin.

Për pasojë, sot prestigjiozja L’Equipe e ka përfshirë në formacionin më të mirë të javës, duke e vlerësuar me notën 7, si pak lojtarë në Ligën 1.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online