Mirel Josa zbuloi formulën sekrete, gjeti njeriun gol te Laçi dhe e ktheu në golashënuesin më të mirë të Superiores

Mirel Josa ka sjellë ndryshime të dukshme në ekipin e Laçit. Kurbinasit gjetën qetësinë e munguar dhe tashmë renditen në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit. Trajneri 58-vjeçar zbuloi formulën sekrete për të krijuar njeriun gol te bardhezinjtë.

Që nga ardhja e tij në krye të pankinës, Guindo ka rilindur tërësisht, teksa ka arritur një statistikë me thuajse një gol të shënuar në çdo ndeshje. Sulmuesi nga Mali po kalonte një periudhë për tu harruar nën drejtimin e Vukiçeviçit, duke mos përshëndetur asnjëherë të vetme rrjetën. Madje paraqitjet e tij në fushën e lojës ngrinin dyshime të forta nëse ia vlente të mbante veshur fanellën e titullarit te Laçi.

Por situata ka ndryshuar katërcepërisht për të, pasi në vetëm 9 ndeshje ka tundur rrjetën plot 8 herë në kampionat. Kaq ka mjaftuar për tu kthyer në golashënuesin më të mirë të “Abissnet Superiores“ së bashku me Seferin e Tiranës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online