Kombëtarja kuqezi e femrave ka luajtur sot një miqësore në Bosnje, përballë Bosnje-Hercegovinës, por nuk ka arritur të dalë pa humbje nga kjo transfertë. Ka mjaftuar një gol shumë i bukur nga futbollistja Aleksiç për të vendosur sfidën, një gol që u shënua nga goditja e dënimit.
Kombëtarja jonë kuqezi bëri një ndeshje të mirë, duke krijuar raste, por pa arritur që të gjejë rrjetën. Madje, ndeshjen e mbyllëm me një futbolliste më pak në fushën e lojës, pasi në minutën e 69’, Gledona Morina ndëshkohet me karton i kuq. Të besuarat e Vioresin Sinanin mposhten nga Bosnja, por treguan një lojë shumë të kënaqshme.
Miqësore, 4 prill 2019, ora 16:00
Bosnje-Hercegovina – Shqipëria 1-0
Shënuese: M. Aleksiç 61’
Shqipëria: Rexhepi, Hila, Rrahmani, Bajraktari, Maliqi, Begallo, Morina, Doçi, Gjini, Maksuti, Franja. Trajner: Vioresin Sinani