Kombëtarja e femrave me krenari të madhe, Gjini: Do të vijë edhe momenti ynë!

Kombëtarja e femrave të Shqipërisë do të luajë në datën 4 tetor ndaj Portugalisë dhe në datën 8 tetor ndaj Finlandës. Këto dy takime janë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2021. Të drejtuara nga ana e trajnerit Sinani, kërkohen rezultate pozitive për të pasur një vijë llogjike dhe shprese për rritjen që vjen edhe në këtë drejtim.

Këtu për të mos harruar është ajo arritje e madhe e Vllaznisë së femrave në “Champions League” që i bëri të gjithë krenar. Të pranishme sot në konferencën për shtyp ishin Viona Rexhepi, që është portierja e ekipit Kombëtar, por edhe mbrojtësja Luçie Gjini.

“Është një kënaqësi e madhe të përfaqësosh kombëtaren shqiptare, ne të gjitha jemi krenare që e veshim këtë fanellë. Atmosfera në këtë skuadër që drejton trajneri Sinani, është e mirë, fryma është shumë e ngrohtë, pozitive dhe kemi besim se mund të arrijmë rezultat pozitiv për dy ndeshjet e radhës. Në lidhje me kundërshtarët, Portugalinë nuk e njohim por Finlandën po, pasi luajtëm më herët dhe besojmë se do të bëjmë dicka. I ftoj të gjithë tifozët të vijnë të premten në “Elbasan Arena” pasi kemi nevoje për mbështetjen e tyre”, u shpreh Rexhepi.

Nga ana tjetër, mbrojtësja Gjini vendosi theksin se do të vijë edhe momenti i Shqipërisë për t’u krahasuar me ekipet më të mira në futbollin e femrave.

“Është e rëndësishme edhe rezultati edhe loja e mirë, na ndodh shpesh që bëjmë lojë të mirë por nuk arrijmë rezultatin, mendoj se është një ngërç që duhet dhe do ta kalojmë. Kjo situatë na ndodhi edhe ndeshjen e parë me Finlandën, patëm një pjesë të parë jo shumë të mirë, pjesën e dyte luajtëm më mirë por pa pasur sukses në gjetjen e golit. Ndonjëhere është edhe fati në mes për të fituar apo për të shënuar gol. Tifozat i falenderojmë shumë, pasi gjithmonë na kanë mbështetur edhe pse rezultati nuk ka qenë ai i dëshiruari. Do punojmë shumë dhe do të vijë edhe momenti ynë për të mos pasur frikë të krahasohemi me skuadrat më të mira në futbollin e femrave.” /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online