Një president si i Mezanit! Ka pak në trevën shqiptare, jep premio pasi humbën derbin

Gentian Mezani është padyshim një nga trajnerët më të mirë shqiptar. Formulën e tij të suksesit e ka dërguar edhe në Kosovë, atje ku Gjilani mori edhe kryesimin e përkohshëm të kampionatit. Por një humbje me Prishtinën dhe një tjetër në derbi ndaj Drenicës, që duke parë lojën ishin tërësisht të pamerituara, sollën edhe rënien e Gjilanit.

Një mbledhje me presidentin Florim Zuka, krijuan përshtypjen se mund të kishte dënime. Por nuk ishte kjo historia, për ta nisur fillimisht që me konfirmimin e Mezanit, që nuk ka asnjë presion largimi. Për të vazhduar më tej, përveç pagave që lojtarëve u janë dhënë normalisht, kanë marrë edhe një premio për t’u motivuar.

Ndoshta një shifër modeste, por 300 euro shtesë kanë mbërritur në llogarinë e secilit lojtar, për të kuptuar se kanë mbështetjen e gjithë kryesisë dhe se janë në rrugën e duhur. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online