“Kombëtaren e Shqipërisë e mbajnë kosovarët“, deklarata e fortë e Statovcit: Për ta jemi më shumë se Brazili…

Faruk Statovci ishte pjesë e panelit të emisionit “Dueli Sportiv“ në “RTK Dukagjini“. Trajneri shqiptar ka ngritur si temë diskutimi se lojtarët nga Kosova janë pesha kryesore e Kombëtares shqiptar. Sipas tij, ishin lojtarët e lindur në Kosovë ata që e dërguan ekipin kombëtar kuqezi në Kampionatin Europian në vitin 2016 dhe janë shumë pranë përsëritjes së suksesit këtë vit. Statovci bën thirrje që Kosova të mos jetë një gomë rezervë për lojtarët shqiptarë.

“Kombëtaren e Shqipërisë e kanë mbajtur kosovarët. Lojtarë të cilët janë rritur në këtë tokë, edhe më herët, edhe tani. Si të doni mund ta analizojmë. Lojtarët që janë rritur në tokën e Kosovës e kanë çuar Shqipërinë në Europian dhe tani, me ngjasa shumë të mëdhaja e çojnë në Europian. Është Ylber Ramadani lojtari kryesor. Është Ismajli që është rritur në tokën e Kosovës. Është Mirlind Daku. Është Taulant Seferi, i cili është nga Maqedonia. Pak ka lojtarë të Shqipërisë, të cilët po inkuadrohen dhe po japin kontribut si lojtarët e Kosovës.

Unë mendoj se barrën kryesore, si më herët, edhe tani, po e mbajnë lojtarët që janë rritur në tokën e Kosovës. Nuk ka të keqe asgjë. A i janë dashur Kosovës, apo nuk iu kanë dashur, janë disa njerëz të tjerë që duhet me e analizuar. Unë mendoj që i janë dashur. Kombëtarja e Kosovës nuk duhet të jetë si një gomë rezervë e kerrit. Për Shqipërinë nuk jemi një mini Brazil, jemi shumë më shumë. Për talenta jemi shumë më shumë për ata”, ka thënë Faruk Statovci./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online