Kolela luan shumë sot me Partizanin kundër Bylisit, një “finale” në Kategorinë e Parë mes Dinamo-Skënderbeut si te Vllaznia-Tirana

Në ditën e sotme do të kemi edhe dy ndeshje të tjera të bukura nga futbolli shqiptar. Të dyja këto takime do të luhen në orën 13:00 dhe bëhet fjalë për Superioren me Kategorinë e Parë. Kolela do të luajë shumë në transfertën ndaj Bylisit pas hapave të gabuara në javët e fundit. Trajneri është i detyruar për të fituar që të kthehet në vallen e titullit kampion pas rezultatit të prodhuar në Shkodër.

Por me ekipin e Shensojit nuk do ta kenë aspak të lehtë. Nga krahu tjetër në Kategorinë e Parë do të luhet një “finale” mes Dinamos dhe Skënderbeut që ofron të njëjtën panoramë si Vllaznia-Tirana dje. Nëse Dinamo fiton, do të shkëputet më tepër në vendin e parë. Ndërkohë Skënderbeu është i detyruar për të fituar që të futet në këtë garë dhe të mbajë të hapur kampionatin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *