“Thonë se është Rrogozhina dhe Shijaku”! Osman Mula tregon problemin e Vllaznisë: Egnatia na ka lënë me 0 pikë dhe kemi ngrënë 4 gola

Osman Mula ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “RTV ORA”. I pyetur për problemin e Vllaznisë, tregohet mbi motivimin e dobët që ka ekipi kur ka si rivalë kundërshtarë jo me emrin e Tiranës apo Partizanit.

“Kur themi se është Rrogozhian apo Shijaku, Vllaznia mendon se do ta ketë të lehtë se janë qytete të vogla. Por këto dy qytete kanë bërë investime të jashtëzakonshme dhe Vllaznia e ka të pamundur për të fituar lehtë. Kemi bërë dy ndeshje me Rrogozhinën, asnjë pikë dhe kemi ngrënë 4 gola, ndërsa me Tiranën kemi 3 ndeshje dhe 7 pikë. Nuk duhet të çuditemi nëse edhe Erzeni përfundon në vendin e dytë”, tha Osman Mula. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online