VIDEO/ Çfarë ishte kjo “raketë”? Ernest Muçi është “ilaç për sytë”, do të shënonte sot golin më të bukur të karrierës te Legia e Varshavës

Ka ende shumë punë për të bërë që të përmirësohet në aspektin fizik dhe për të mbajtur ritmin e lartë të futbollit, por në cilësitë teknike, Ernest Muçi është brilant. Ish-lojtari i Tiranës e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen e sotme ndaj Craiovas, që Legia e Varshavës e barazoi në shifrat 2-2.

Muçi nuk ishte protagonist në golat e shënuar, por ka rrezikuar në disa raste portën e Craiovas. Madje në minutën e 15 lëshoi një predhë nga distanca që meriton notën 10. Për fatin e keq të tij, topi shkoi ngjitur me shtyllën. Ernesti nuk mund t’i besonte syve sesi i shpëtoi goli më i bukur i karrierës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online