Dyshja e njohur e futbollistëve rus, Aleksandër Kokorin (Zenit) dhe Pavel Mamaev (Krasnodar) ndodhen prej dy muajsh në burg, pasi rrahën dy persona nën efektin e alkoolit. Të dy viktimat ishin krejtësisht të pafajshëm dhe ngjarja ndodhi në Moskë, njëri prej të lënduarve ishte një zyrtari i lartë i qeverisë ruse.
Procesi gjyqësor ndaj tyre vazhdon dhe seanca e radhës është më tetë shkurt. Por edhe pse ndodhen brenda në qeli, lojtarëve i është dhënë mundësia të praktikojnë sportin me të cilin kanë arkëtuar miliona brenda ambienteve të burgut.
Në një ndeshje ku u vu përballë një skuadër e përbërë nga rojet dhe një tjetër e përbërë nga personat e dënuar, të dy lojtarët prekën për herë të parë një top pas dy muajsh pritje.
Më datë tetë dhjetor, supozohej që gjykata t’u jepte marrë lirinë dhe t’i linte në masë me detyrim paraqitje, por në momentin e fundit prokurorët e çështjes kërkuan më shumë kohë për të shqyrtuar çështjen, çka shkaktoi acarimin e dy të futbollistëve, të cilëve do u duhet të presin dhe dy muaj për të mësuar fatin e tyre.
VIDEO E KRIMIT
https://www.youtube.com/watch?v=PLZJo49SEHg