Kohë festash dhe nxehmjes së muskujve në Europë, ja kur do të kthehet Superiorja

Superiorja ka marrë pushimet në këto ditë festash, për tu rikthyer më pas në janarin e ardhshëm. Ekipet që janë pjesë e elitës së fubollit shqiptar do të kenë kohë deri në datën 22 janar për të rimarrë energjitë e duhura dhe për të vijuar rrugën drejt objektivave të tyre sezonale. Shumë prej klubeve pretendente për tu kurorëzuar kampionë të këtij sezoni kanë zgjedhur Turqinë si vendin ku do të zhvillojnë fazën përgatitore, në mënyrë që të jenë në formë sa më të mirë në fillimin e gjysmës tjetër të kampionatit.

Ndër ekipet që do të udhëtojnë drejt Turqisë janë edhe ato të kryeqytetit, Tirana dhe Partizani, të cilat do të masin forcat me skuadra të tjera në miqësoret e planifikuara. Ndërkohë në janar priten edhe ndryshime në organikën e klubeve të Superiores, që kërkojnë të shfrytëzojnë merkaton për tu përforcuar sa më shumë dhe për tu rikthyer më konkurues më 22 janar./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online