Çfarë vlerësimi nga Italia, Gjimshiti shpallet në formacionin e dekadës: Mos u habisni, është gjigant

0

Një vlerësim i jashtëzakonshëm ka ardhur nga Italia për Berat Gjimshitin. Mbrojtësi i Kombëtares është zgjedhur në formacionin më të mirë të dekadës. Më saktësisht bëhet fjalë për vitin 2010-2019, ndërsa “SportAvellino” përzgjedh edhe lojtarin shqiptar.

Ky ishte huazimi i parë i Atalantës drejt Avelinos, që Gjimshiti të merrte më tepër eksperiencë në Serinë B. E gjitha kjo ia vlejti, pasi aktualisht luan në formacionin e parë të ekipit nga Bergamo, por edhe duke kaluar nga grupet e “Champions League”. “Një gjigant në kuptimin e ërtetë të fjalës. Sa keq që ishte vetëm për një sezon të ne. Nuk është për t’u habitur që qendron në këmbë në Seria A dhe Champions League”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.