Koha te Juventusi ishte një “ferr”! E pranon edhe vetë Bonuçi: Kombëtarja më bëri të ndihem i ri

Juventusi ka mbyllur kampionati më të dobët të viteve të fundit duke iu gëzuar gafës së Napolit ndaj Veronës për t’u kualifikuar në “Champions League”. Lojtarët bardhezinjtë kishin shumë periudhë stresuese në këto javë të fundit dhe thuajse asnjë arsye për t’u gëzuar, pavarësisht edhe Kupës së fituar me Atalantës.

Këtë e ka pranuar edhe vetë Bonuçi që ka gjetur tjetër energji te Italia në Kombëtare. “Mezi po prisja. Më ka dhënë shumë entuziazëm ky grumbullim. Në Torino nuk kishte për shkakun e rezultateve që nuk erdhën. Kishte probleme si tek të gjithë të tjerët, por ishte e vështirë për Pirlon që të menaxhonte kaq shumë kampion në dhomat e zhveshjes. Kthimi te Itali më bëri të ndihem i ri, me entuziazëm dhe dëshirë”, tha Bonuci. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online