Koha për të konfirmuar trajnerët! I jepet fund diskutimeve, Tirana e mbylli historinë me Shehin

Orges Shehi është konfirmuar zyrtarisht si  trajneri i KF Tirana. Lajmin e bëri të ditur vetë faqja zyrtare e Tiranës, ku deklaroi se pas bisedimeve mes klubit dhe lojtarit, të dyja palët ranë dakord për zgjatjen e kontratës. Rezultatet e mira nga janari deri në maj ishin një plus për ish portierin e Skënderbeut që i bashkohet Memellit si të rikonfirmuarit për sezonin e ardhshëm, pavarësisht gjithë zërave për largimin e tij. “Orges Shehi, trajner i Tiranës!

Klubi i Futbollit Tirana njofton nënshkrimin e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Gjatë bisedimeve në ditët e fundit presidenca dhe trajneri Shehi arritën dakordësinë për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre. Pasi mori drejtimin e ekipit në Janarin e sezonit që lam pas, duke bërë një punë mjaft të mirë me skuadrën në pak kohë, tekniku tashmë do të vijojë të qëndrojë në krye të bankinës bardheblu”- shkruhet në faqjen e klubit të Tiranës. Kujtojmë që më parë Orges Shehi ka drejtuar dhe ekipe të ndryshme të Superligës si Skënderbeu dhe Kukësi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online