“Koha për hakmarrje”! Trajneri i Kukësit flet në Poloni: Shqipëria ka lojtarët më të mirë të historisë tani, por nuk jemi ende skuadër

Trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi, është rikthyer për të komentuar në Poloni. Këtë herë për Kombëtaren e Shqipërisë që ri gjen si kundërshtar polakët. Në intervistën e fundit, Dobi ka theksuar faktin se Shqipëria ka lojtarët më të mirë të historisë, por ende jo një skuadër.

“Për ne do të jetë dëshirë për hakmarrje. Shqipëria nuk ka pasur kurrë lojtarë kaq të mirë sa tani. Kemi Armando Brojën te Chelsea, Marash Kumbullën te Roma dhe Kristjan Asllani te Interi. Ka lojtarë, por deri tani nuk ka skuadër. Futbolli është lojë kolektive, duhet të ndërtosh ekipin dhe kjo është puna për çdo trajner. Kombëtarja e Shqipërisë nuk është ende skuadër”, tha Dobi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online