Trajneri që e quajti Ernest Muçin si Mesi sot drejton Poloninë, flet presidenti i Federatës së tyre: Shqipëria të shkakton telashe

Czeslaë Michniewicz është trajneri që drejton aktualisht Poloninë. Një emër i njohur edhe për tifozët shqiptarë pasi e kishte “pikë të dobët” Ernest Muçin, aq sa e krahasoi me Mesin. Kur lojtari la Tiranën për Legian e Varshavës, trajneri i ekipit polak ka qenë pikërisht njeriu që sot është tekniku i Kombëtares. Menjëherë pas shortit të sotëm, presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Kulesza, u shpreh se kuqezinjtë shkaktojnë telashe.

“Nuk ankohemi për shortin duke ditur që shmangëm përballjet me Italinë dhe Anglinë, si dhe Francën me Holandën. Ne kemi sulmuesin më të mirë në botë (Lewandowskin), gjithsesi nuk nënvlerësojmë asnjë kundërshtar, Çekia ka një përfaqësuese të fortë. Nga ana tjetër jemi përballur tani afër me Shqipërinë dhe e pamë se lojtarët e tyre dinë të shkaktojnë telashe. Ndaj çdo ndeshje duhet ta luajmë me përqëndrimin maksimal”, tha Kulesza. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online