Koha e Vllaznisë dhe kryendeshja Partizani-Laçi, njihuni me dy takimet e Superiores

Ditën e sotme rikthehet përsëri Superliga e Shqipërisë me dy përballje mjaft interesante. Vllaznia do të presë në shtëpi Kastriotin në orën 16:45, ku do të vazhdojë momentin e mirë të arritur në Kupën e Shqipërisë, në të cilën mposhti Pogradecin e Kategorisë së Parë me rezultatin 6-1. Nga ana tjetër Kastrioti gjendet në një situatë mjaft kritike dhe do t’i duhet të shmangë humbjen me patjetër.

Sfida tjetër është mes Partizanit dhe Laçit. Teksa vitin e kaluar të dyja skuadrat ishin “dhëmbë për dhëmbë,” për fitimin e titullit kampion, këtë vit gjërat duken se kanë ndryshuar. Kur kanë kaluar vetëm 9 javë nga fillimi i sezonit, Tirana është shkëputur prej të gjithë kundërshtarëve dhe është e vetme në kryesim. Si Partizani ashtu dhe Laçi do të kërkojnë tre pikët. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online