Transferim që do të shkaktojë polemika, kapiteni i Milanit është pranë Juventusit

Mino Raiola është një nga agjentët që ka dhuruar “spektakël” dhe polemika në media për shkak të transferimeve që ka bërë ndër vite. Kujtojmë kalimin e Pogbas tek Manchester United dhe Donnarumas nga Milani tek PSG. Por nuk mjafton me kaq, pasi menaxheri italian është duke iniciuar një transferim tjetër të bujshëm.

Sipas mediave italiane, kapiteni i Milanit Alesio Romanjoli mund të transferohet me parametra 0 tek rivalët e Juventusit. Mbrojtësit italian i përfundon kontrata në sezonin e verës dhe nuk pritet të rinovojë për shkak se e ka humbur pozicionin e titullarit. Fikayo Tomorri dhe Kjaer duken të pazëvendësueshëm në qendër të mbrojtjes.

Edhe pse Romanjoli ka deklaruar se do të luajë gjatë me Milanit, një pagë e kënaqshme nga Juventusi dhe presioni i vazhdueshëm nga ana e Mino Raiolas mund ta mbyllte pa problem këtë tratativë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online