E plotë/ Armand Duka i sqaron të gjitha në lidhje me Kombëtaren: Asnjëri nuk e njeh babain e Gjimshitit, por të gjithë e njohin të Brojës!

Në ditën e sotme dhe në orën 11:00 ishte paralajmëruar një konferencë për shtyp nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Jo e zakontë pasi rrallëherë jemi mësuar që të kemi dalje të tilla, por këtë herë kreu i futbollit në vendin tonë kishte disa pika për të sqaruar, kryesisht për analizën rreth Kombëtares.

“Jemi këtu sot për të bërë një analizë rreth Kombëtares. Mendova se do të ishte më mirë sesa dalja në media të caktuara, për të qenë në këtë Konferencë Shtypi dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja. Pavarësisht se kemi qenë në periudhë COVID, ne nuk jemi ndalur me organizimin e ndeshjeve. Shqipëria U-19 ka zhvilluar 70 ditë të stërvitje që janë shumë. Shqipëria U-21 ka fituar dhe humbur përgjysmë ndeshjet, por ka shumë element që janë gati që tani për Kombëtaren A.

Le të kalojmë te ekipi i parë tani. Vendi i tretë është një sukses për gjithëkënd që e sheh me objektivitet, kemi grumbulluar aq pikë sa kurrë më parë. Ne kemi luftuar për një vend në Play Off, por objektivi ynë ishte vendi i tretë. Ndaj Polonisë nuk kishim fatin dhe luajtëm pa disa futbollistë kryesorë. Nota për ekipin kombëtar? Edhe finalisti i kompeticioneve europiane për mua nuk merr notën 10, por me bindjen time merr notën 8. Kontrata me Rejën përfundon në 30 nëntor të vitit 2022 dhe kemi shumë kohë deri atë për të menduar. Ne kemi krijuar një projekt të mirë për të ardhmen.

Lojtarë kapricoz? Edhe në një familje me tre pjesëtarë, ka debate, por është dëshira për të ecur më shumë. Në vija të përgjithshme, ne kemi ekip të mirë, kemi çuna të edukuar. Për ndeshjen me Anglinë, bëhet fjalë me Armando Brojën, e di. Nuk ka sesi një trajner apo president Federate nuk mund të lërë pa bërë më të mirën për të marrë maksimumin.

Broja ishte i dëmtuar dhe nuk ishte pjesë e Shqipërisë. U bashkua një ditë para ndeshjes, bëri vetëm një ditë stërvitje individuale. Për arsye se nuk ishte i bindur për gjendjen e tij fizike dhe për respekt të të tjerëve dhe koha i dha të drejtë. Broja kërkoi vetë trajnerit që të shkonte te Southampton që të vazhdonte të kurohej në Angli. Të gjitha të tjerët janë sajesa, Broja është një super talent dhe do të na ndihmojë edhe për 10 vitet e ardhshme.

Ne kemi një ekip kompetitiv dhe lojtarët tanë luajnë, nuk ngrohin stola. Nuk mund të pretendoj që jam teknik futbolli, por me aq sa kam parë, në ndeshjen e fundit të U-21, të paktën 2 futbollistë janë gti për Kombëtaren A dhe në pozicionet kyçe që ne rrisim kualitetin. Është shumë e mundur që të shkosh në Europian, mundësitë janë më të mëdha, ekipin po e sjellim në rritje dhe është plotësisht e mundur që Shqipëria të shkojë në Euro 2024.

Në 16 dhjetor hidhet shorti i Nationals League që i zhvillon ndeshjet në qershor dhe në shtator. Nëse do të jetë apo nuk do të jetë Reja nuk mund ta them vetëm unë, por mund të jetë edhe vendim i trajnerit për t’u larguar. Unë mendoj se mund të vazhdojmë deri në nëntor këtë projekt dhe më pas të vendosim. Reja e ka ndihmuar Kombëtaren deri tani, me pikët e grumbulluara, me fitoren e Nationals League, por po prodhon edhe lojë të bukur.

Manajt e kanë akuzuar shumë se përse nuk ia dha Uzunit atë pasim, por mund të ndodhte edhe që Uzuni të ishte para porte si në Wembley dhe të mos e shënonte. Padiskutim që pengu më i madh është rezultati pozitiv në Air Albania ndaj Polonisë pasi do të shkonim në Play Off dhe nuk do isha pesimist për vazhdimin.

Bushi na thotë gjithmonë që na sillni Kumbullën dhe Brojën dhe unë do të kualifikohem. Por që të lëmë jashtë këta lojtarë dhe t’i mohojmë dëshirën e tyre për Shqipërinë A për të grumbulluar disa pikë me Shqipërinë U-21… Por kjo mund të bëhet kur ka pushim ose ndeshje miqësore nga ekipi i parë.

Reja është në moshë të madhe, por mënyra sesi mendon për të ardhmen duket si 40-vjeç. Krahasimi me Maqedoninë? Në ekipin e parë ka një brez të mirë futbollistësh dhe gjysma e tyre janë shqiptarë, ne jemi krenar. Me ekipin U-19 ne kemi fituar 3-1 ndaj Maqedonisë së Veriut.

Marrëdhënia me Brojën është mes nesh dhe tij, por edhe babait të tij. Përshembull, asnjëri prej jush nuk e njeh babain e Gjimshitit, Kumbullës, nuk e njihte as të Lalës dhe të Skelës, por të gjithë e njohin babain e Brojës. Reja i mërzitur që nuk iku Broja te Udineze dhe që e la jashtë? Nuk ka asnjë të vërtetë rreth kësaj, janë legjenda. Në asnjë rast nuk ka diskutuar për të shkuar në njërin apo tjetrin ekipin.

Edhe ëndërrimtari më i mirë, nuk e kishte ëndërruar një stadium si ai i Kukësit. Për të ndërtuar një stadium të tillë, padyshim që duhet të luash jashtë. Teuta po rinovon fushën dhe në janar do të luajë në shtëpinë e saj. Shqipëria nuk ka infrastrukturë perfektë, por të kënaqshme për loje. Ne duhet të kërkojmë infrastrukturën për stërvitje dhe për fëmijët”, tha Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online