Koha e Ikardit, i pafati Lautaro i përshpejton rikthimin

Mauro Ikardi është çështja më e përfolur tek Interi, me argjentinasin që nuk po gjen gjuhën e përbashkët me klubin që nga muaji shkurt. Pikërisht mbrëmja e 9 shkurtit është edhe ndeshja e fundit, ku ish-kapiteni është aktivizuar.

Tashmë, kur kanë kaluar një muaj e gjysmë, Ikardi ka mundësinë të rikthehet të luajë për klubin zikaltër, madje si titullar. Bëhet fjalë për takimin e kësaj fundjave, ku Interi do të luajë ndaj Lacios. Mediat italiane kanë bërë me dije se, 25-vjeçari mund të luajë si titullar në vend të Lautaro Martinez.
Pikërisht ky i fundit, duket se ka një problem muskulor, kjo si pasojë e mbingarkesës, ku përveçse ka luajtur në majën e sulmit të zikaltërve, ishte titullar dhe në miqësoret e Argjentinës ndaj Venezuelës e Marokut. Kjo mund të jetë mundësia më e mirë për Ikardi, për të rikthyer buzëqeshjen te vetja, Interi si dhe tifozët zikaltër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *