Koeficentet për ndeshjen mes Cekisë dhe Shqipërisë, në baste pritet fitore e thellë e çekëve kundër kuqezinjve

Shqipëria do të përballet kundër Cekisë në ndeshjen e 7 shtatorit. Kuqezinjtë kërkojnë që të dalin me pikë nga kjo transfertë për të mbajtur ende gjallë ëndrrën e Europianit. Në baste pritet një fitore e lehtë e çekëve.

Kështu fitorja e Cekisë kuotohet me koeficientin 1.50. Barazimit në këtë përballje i jepet koeficienti 3.60, ndërsa suksesi i Shqipërisë kuotohet me 7.00. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *