Klubi nuk e ka më në plane, Arisi i jep 10 ditë pushim Kaçes për të menduar si të prishë kontratën para kohe

Karriera e Ergys Kaçes në Greqi vazhdon të mos jetë e qendrueshme. Vitin e shkuar lojtari shqiptar firmosi një kontratë 2-vjeçare me Arisin e Selanikut, ku pritej të gjente formën e duhur dhe të jepte kontributin e tij në elitën e futbollit grek.

Megjithatë një vit përpara përfundimit të kontratës, ekipi helen jo vetëm që nuk dëshiron të rinovojë me 28-vjeçarin, por kërkon të ndërpresë bashkëpunimin që këtë verë. Mediat e shteti fqinj bëjnë me dije se Ergys Kaçe nuk është më në planet e Arisit, prandaj klubi i ka dhënë 10 ditë pushime për të menduar formulën që do të zbatojnë për të prishur përpara kohe kontratën që përfundon në vitin 2022./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *