Lokomotiva e Zagrebit ka arritur të fitojë me rezultatin 4-0 ndaj Goricës, atje ku protagonistët kryesorë ishin padyshim lojtarët shqiptarë. Lirim Kastrati dhe Myrto Uzuni do të gjenin dy golat e parë, respektivisht në minutën e 40 dhe 41, ndërsa Tuci do të dhuronte asist në golin e katërt.
Gjithashtu në dy golat e parë të realizuar, kishte të njëjtin festim, atje ku është marrë fanella me mbishkrimin “Lutu për Shqipërinë”. Në fund, është vetë klubi kroat që ka një dedikim për fitoren duke parë momentin e vështirë që po kalon vendi ynë: “Kjo fitore është për miqtë tanë të dashur në Shqipëri”. /Sport Ekspres/
Veliku pobjedu posve?ujemo našim dragim prijateljima iz Albanije! ???? pic.twitter.com/hLmRV5hqEp
— NK Lokomotiva Zagreb (@NKLokomotiva) November 29, 2019