Nedim Bajrami është kthyer në një nga xhevahirët e Empolit, teksa ka shkëlqyer në sezonin e sapo përfunduar me lojën e tij. Lojtari shqiptar prej kohësh pëlqehet nga Sampdoria, por së fundmi një pistë e re shfaqet për të në Serie A. Bëhet fjalë për një nga ekipet që prodhon futbollin më të bukur në elitën italiane, Sasuolon.
De Zerbi është larguar nga stoli i këtyre të fundit dhe pasardhësi i tij me shumë ngjasa do të jetë Dionisi, kreu i pankinës së Empolit. Por si kompensim për marrjen e Dionisit, Sasuolo po shqyrton si mundësi blerjen e një lojtari të Empolit, mes Bajramit dhe Stulac. Një tjetër alternativë është dhurimi në formë huazimi të një futbollisti të Sasuolos për Empolin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/