Klubi i Egnatias vazhdon investimet, përmirësohen kushtet për ekipin dhe për akademinë

Klubi i Egnatias ka nisur një projekt serioz që themelet i mori që në sezonin e shkuar kur gjendeshin në Kategorinë e Parë. Ndryshimet në pjesën e imazhit të skuadrës dhe ndërtimi i stadiumit të ri nuk janë të vetmet investime për rrogozhinasit.

Skuadra që luan në “Abissnet Superiore” vijon me investimet e saj dhe këtë herë përmirëson kushtet stërvitore për ekipin dhe për akademinë. Egnatia ka njofton përmes faqes së saj zyrtare se tapeti i ri për fushën stërvitore në Lekaj ka mbërritur dhe në pak ditë terreni do të jetë gati të vihet në përdorim të lojtarëve të ekipit të parë si dhe të akademisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online