“Humbëm 3-0 dhe ai ishte i lumtur”, Ibrahimoviç tregon përplasjen me Algerin: Më tha shiko veten që bëre një m**

Zllatan Ibrahimoviç ka dhënë një intervistë të gjatë për “Corriere Della Sera”, ku ka folur për shumë episode nga e shkuara e tij. Suedezi më parë ka qenë edhe pjesë e Juventusit, me të cilin ka fituar tituj që më pas u hoqën si pasojë e dënimit për rastin “calciopoli”. Por vete sulmuesi 40-vjeçar është kundër këtij vendimi, duke i konsideruar ata tituj tërësisht të merituar të “zonjës së vjetër”. Ndërkohë në kujtesë ka ardhur edhe përplasja që ka pasur me Alegrin në kohën kur ky i fundit ishte pjesë e Milanit. Shkak për këtë ka qenë qendrimi i trajnerit italian pas një humbjeje 3-0 kundër Arsenalit.

“Ne i fituam ato tituj dhe askush nuk mund t’i heqë ato nga ne. Askush nuk mund të fshijë djersën, lodhjen, vuajtjet, lëndimet, golat. Për këtë arsye, kur thonë se kam fituar njëmbëdhjetë tituj lige në karrierën time, i korrigjoj: janë trembëdhjetë. Për plasja me Alegrin? Ne kishim humbur 3-0 ndaj Arsenalit dhe ai ishte i lumtur. Është e vërtetë që e kishim kaluar turin, por nuk kishte asgjë për të qeshur dhe ia vura në dukje.

Dhe çfarë m’u përgjigj Alegri? Ti, Ibra, mendo për veten tënde, që bëre m**. Unë iu përgjigja se e kishte bërë ai m**** nga frika se kishte sjellë dy portierë në pankinë… Allegri është shumë i zoti në menaxhimin e dhomave të zhveshjes, por duhej të kishte më shumë guxim: të shkonte në Real Madrid, të konkurronte kundër jashtë. Në vend të kësaj ai bëri zgjedhjen komode”, ka thënë Zllatan Ibrahimoviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online