Klubi i Berluskonit i bën nder Kukësit, Monza i mbyll derën përfundimisht Giovinco-s

Giovinco ishte emri i përfolur shumë në Itali gjatë orëve të fundit se do të rikthehej në shtëpi, për të firmosur me Monzën në Serinë B, klubin e Berluskonit. Vetë futbollisti kishte deklaruar pak ditë më parë se nuk ndihej i turpëruar nëse do të ishte pjesë e ligës së dytë të futbollit italian për nga rëndësia.

Por mesa duket, as në Serinë B nuk ka vend për ish-sulmuesin e Juventusit. Drejtori sportiv i Monzës, Filipo Antoneli i ka mbyllur derën përfundimisht Giovinco-s duke hedhur poshtë hipotezën. “Giovinco? Në rolin e tij jemi të kompletuar tashmë, ne kemi shumë sulmues në organikë”, tha Antoneli duke i bërë dalje sulmuesit.

Për Giovinco-n është përfolur edhe një kalim te Kukësi pas njohjes së vjetër me trajnerin Longo, por fillimisht duhen të bien poshtë të gjitha rrugët që mund ta dërgojnë në Itali. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online