Kreu i arbitrave në Afrikë justifikon gjyqtarin që e mbylli ndeshjen në minutën e 85: E goditi keq dielli!

Kupa e Afrikës ka ardhur me historinë më interesante në ditën e djeshme, mes Tunizisë dhe Malit. Gjyqtari Janny Sikazëe e mbylli ndeshjen që në minutën e 85 kur rezultati ishte 0-1, duke i dërguar ekipet në dhomën e zhveshjes. VAR ndërhyri menjëherë për t’i treguar gabimin e madh. Arbitri rinisi lojën dhe ekipet prisnin që të kishte të paktën pesë minuta shtesë nga ndalimi i lojës dhe gafa trashanike. Por një tjetër pasoj më pas, teksa Sikazëe mbylli takimin në minutën e 89.

Këtë herë ishte i bindur dhe fiku edhe me komunikimin me VAR duke mos pasur më mundësi për ndryshim vendimi. Arbitri do të bënte xhiron e botës pasi ishte shumë i bindur në vendimin e tij dhe për më tepër që shihte kronometrin në momentin që mbyllte ndeshjen para kohe, si të mos i kishte shpëtuar asnjë sekondë më tepër.

Por çfarë ndodhi realisht? Kreu i gjyqtarëve të futbollit në Afrikë, Essam Abdel Fatah ka justifikuar gabimin e arbitrit që dëmtoi rëndë imazhin e kompeticionit që kërkonte të ndryshonte sadopak mendimin për nivelin e organizimit. Sipas Abdel Fatah, gjyqtari i Tunizi-Mali ka pësuar goditje nga dielli dhe kjo bëri që të humbi përqendrimin, ndërsa menjëherë pas ndeshjes ka shkuar në spital. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online