“Tuchel ka biseduar me Chelsea-n për Armando Brojën”, e zbulon njeriu pranë klubit: Ishte i impresionuar edhe në verë

Armando Broja po shkëlqen në këtë sezon të Premier League teksa realizoi edhe golin e 5 në kampionat. Sulmuesi shqiptar shënoi ndaj Brentford duke treguar edhe njëherë tjetër shpejtësinë e tij dhe saktësinë para portës. Përpara se Broja të vinte te Southampton ishte pjesë e ekipit të parë të Chelsea, ku Tuchel e pa nga afër. Sulmuesi shqiptar arriti të realizonte në miqësoret e londinezëve dhe trajneri i propozoi që të qëndronte. Megjithatë vetë lojtari preferoi huazimin pasi trajneri i ofroi vetëm mundësinë e rritjes në stërvitje dhe pak minuta në fushë.

Lëvizja rezultoi e duhur për Brojën pasi tanimë ka vëmendjen e të gjithëve në Premier League. Ndërkohë njeriu pranë klubit të Chelsea, Simon Philips, ka treguar se çfarë po ndodh pas shpërthimit të shqiptarit. “Tuchel ka qenë i impresionuar me Brojën edhe në parasezonin e tij në verë. Tashmë trajneri dhe klubi kanë biseduar dhe duan ta sjellin gjatë verës sërish në skuadër, në varësi të rrethanave”, ka thënë Philips. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online