Klubi, falënderim special për “ujqërit” dhe premio për lojtarët

Më pak se 24 orë pas kualifikimit për në raundin e “play-off”-it, klubi “Skënderbeu” ka nxituar për të bërë falënderimin më special, atë të tifozëve. Ata e meritojnë me plot gojën. Bëhet fjalë për “Ujqërit e dëborës”, ata që ishin vërtet lojtari i 12-të. Ndihmuan shumë në atë kualifikim të skuadrës së tyre, treguan absolutisht që janë më të mirët e momentit. Një falënderim special dje ka bërë për ta presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili ka postuar në profilin e tij një foto me “ujqërit”, duke treguar qartë se ata ishin mbështetja kryesore e ekipit. Ja dhe qëndrimi i plotë i klubit “Skënderbeu” drejtuar tifozëve: “FALEMINDERIT! Presidenti Ardjan Takaj, stafi administrativ, stafi teknik dhe lojtarët shprehin përulësisht mirënjohje për të gjithë ata tifozë, që udhëtuan nga Korça, por edhe nga qytetet e tjera, për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe ngrohtësinë e treguar, madje edhe në momentet, kur ekipi gjendej në pozita të vështira. Ju, tifozëria bardhëkuqe, jeni mësuar me këto nivele futbolli, ju dini të reagoni atëherë kur ekipi ka nevojë më shumë. Ishit shumë, ishit të zhurmshëm, ishit forca jonë. Bashkë shijuam një natë të mrekullueshme vere.” Më shumë se 6 mijë tifozë ishin në stadiumin e Elbasanit në ndeshjen me Mladën. Madje, mësohet se shumë të tjerë kishin dëshirë të udhëtonin nga Korça, por nuk kishte autobusë në dispozicion.

Ndërkaq, futbollistët e Skënderbeut do të ndajnë sërish 50 mijë euro premio, sipas premtimit nga presidenti Takaj. Vera ka qenë fantastike në aspektin financiar për klubin korçar dhe lojtarët, por kundër Dinamo Zagrebit pritet një premio “monstruoze”, për të shtuar edhe më shumë motivimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online