“Klubi do njerëz që i shërbejnë, jo që e përdorin”, ultrasit e PSG-së duan largimin e presidentit: Më shumë në “Javën e Modës” se sa me tifozët

Eliminimi nga Champions League ishte një goditje fatale për PSG-në. Sidomos pas asaj ndeshjeje të parë thuajse perfekte në sfidën kundër Realit. Tifozët nuk e kanë pritur mirë përmbysjen e “los blancos”-ve, prandaj këkrojnë ndryshime rrënjësore në klub. Ultrasit e PSG-së kanë shkruar një letër zyrtare, ku kërkojnë largimin e presidentit Al-Khelaifi dhe të trajnerit Pocchetino.

“Ne e dimë se sa mirë na ka sjellë presidenti i klubit dhe kjo nuk është asgjë personale kundër tij, por është e qartë se ai nuk është njeriu i duhur për këtë punë. Klubi ka nevojë për riorganizim në të gjitha nivelet dhe praninë e vazhdueshme të presidentit. PSG-ja jonë ka nevojë për njerëz që i shërbejnë, jo për ata që e përdorin atë.

Lojtarët në ekip nuk kanë mentalitet për gjëra të mëdha. Skuadra është një grup yjesh që nuk përshtaten dhe trajneri Pochettino nuk është padyshim vendimmarrësi i duhur. Si mund ta ndryshoni situatën për një klub me të cilin festoni gola vetëm nga penalltia dhe më shpesh në ‘Javën e Modës’ sesa në një takim me tifozët”, shkruhet ndër të tjera në letrën e ultrasve të PSG-së./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online