Klubet e Shqipërisë të marrin shembull nga Maroku, 13 mijë bileta falas për tifozët marokenë kundër Francës

Maroku ka hyrë në histori si e para Kombëtare afrikane që shkon në gjysmëfinale të një Kampionati Botëror. Arritja e jashtëzakonshme ka sjellë edhe dhuratën e madhe të Federatës së Futbollit të Marokut. Kjo e fundit ka vendosur të shpërndajë 13 mijë bileta falas për të gjithë tifozët që të mbështesin Kombëtaren e tyre.

30 fluturime çarter janë vënë në dispozicion për të transportuar tifozët në Katar. Numri i marokenëve në stadium pritet të jetë 45 mijë dhe atmosfera për luanët e Atlasit do të jetë fantastike. Një nismë për t’u duartrokitur nga Federata e Marokut, që në këtë ndeshje kaq të rëndësishme vendos të lërë mënjanë çështjet ekonomike dhe ta kthejë në një festë të madhe suksesin e deritanishëm të Marokut.

Një shembull i gjithi për t’u ndjekur edhe nga klubet e “Abissnet Superiores”. Prania e tifozëve në stadiumet shqiptare është dukshëm shumë e ulët dhe ndoshta nisma të tilla duke ulur ndjeshëm çmimet e biletave, në mënyrë që të ketë masivizim në shkallët e stadiumit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online