Ndryshime në kalendarin e kampionateve të Kategorisë së Parë dhe të Dytë

Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Parë u rikthye fundjavën e shkuar në fushë, me ndeshjet e javës së 11-të, pas pauzës disa ditore të imponuar nga finalet e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se kalendari i kampionatit të Kategorisë së Parë do të pësojë ndryshime.

Kështu, takimet e fundit e planifikuara për t’u luajtur më 28 dhjetor nuk do të zhvillohen dhe kampionati do të ulë siparin për këtë vit më 20 dhe 21 dhjetor, kur do të luhen ndeshjet e fundit për vitin 2022, që përkojnë edhe me javën e 12-të të kampionatit. Më pas, kampionati do të ketë një pauzë të shkurtër për të rifilluar sërish më 28 janar 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online