Kloze zbulon çfarë planesh ka pas Botërorit të Rusisë

Rekordmeni Miroslav Kloze e imagjinon veten duke stërvitur te Bajerni. Synimi i tij aktual është të punojë me Joakim Lëvin në kombëtaren gjermane deri për Botërorin e Rusisë dhe më pas të ndjekë rrugën e tij.

“Fakti se nuk do të jem gjithmonë me DFB-në nuk ka qenë kurrë sekret”, – është shprehur 39-vjeçari për revistën “Kicker”. “Do të jem me kombëtaren të paktën deri në Botëror. Sigurisht, do të doja të bëhesha trajner te Bajerni. Nuk e harroj ish-skuadrën time, plus që më pëlqen të jetoj në Mynih. Aktualisht aty jam”, – ka shtuar “Ujku”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *