Trajneri i Liverpulit Jurgen Klop ishte natyrisht shumë i zhgënjyer pas humbjes së finales kundër Realit të Madridit, por mbi të gjitha i ka mbetur peng dëmtimi i Salah që në pjesën e parë, pas një dueli tw ashpër me Sergio Ramos.
Në lidhje me këtë, Klop tha në Sky Gjermani: “Do thonë që jam një humbës i keq, por për mua ishte një ndërhyrje e ashpër, nuk kishte lidhje me futbollin, dukej më shumë si mundje. Me siguri Sergio Ramos nuk ka bërë asnjë mik në Egjipt. Sakaq mund të humbasë Botërorin, të shohim më qetësi”.
Personazh negativ ishte edhe portieri Karius, por Klop nuk ka qortim për të: “Duhej pak fat, dëmtimi i Salah na preu këmbët. Më vjen keq për Karius, ka zhvilluar një sezon të mirë dhe nuk ka bërë asnjëherë gabime të tilla”.